Sipërmarrësit dënojnë dëmtimin e investimit në rrugën e Kombit

schedule14:57 - 2 Prill, 2018

schedule 14:57 - 2 Prill, 2018

Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave te Sipërmarrjes dënon dhunën dhe shkatërrimin e sporteleve të pagesave nga protestuesit kuksianë të shtunën. Ndërkohë përfaqësuesit e biznesit deklaruan se për përdoruesit e shpeshtë të rrugës ka hapësira për të përdorur skema lehtësuese.

Sipërmarrësit kanë dalë në mbrojtje të kompanive private që kanë përfituar konçesionin për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe do të vjelin tarifat e kalimit në të. Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes dënuan dëmtimin e sporteleve të pagesave nga protestusit kuksianë, ndersa aktet e tyre i konsideruar vandale

Ines Muçostepaj: “Dënojmë rëndë çdo akt vandal ndaj sipërmarrjes shqiptare që ka pësuar dëme prej disa miliona eurosh”.

Nikolin Jakaj: “Nëse nuk i konsiderojmë ngjarje të tilla i bie të ikim të gjithë nga ky vend. Duhet të krijojmë optimizmin për të jetuar në këtë vend. Sot nuk ka oligarkë, ka vetëm sipërmarrës”.

Rruga e Kombit është një ndër arteriet kryesore të shkëmbimeve tregare mes Shqipërisë dhe Kosovës e ne këtë pikë sipërmarrësit pohojnë efektet negative që mund të shfaqë tek biznesi vendas tarifa e kalimit në të.

Filip Gjoka: Për një gjë duhet të jemi të sigurtë që më shumë do të dëmtohet biznesi vendas sesa ai Kosovar

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë dialog mes qeverisë dhe koncensionarit për aplikimin e skemave lehtësuese për përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Mundësitëdhe hapësirat sipas Bregasit ekzistojnë.

Luan Bregasi: “Në impaktin e parë është krijuar përshtypja që taksa është e lartë dhe kemi pasur reagime nga mjaft kompani private. Nga biseda me koncensionarët dhe nga fryma që kemi kuptuar, dhe nga kryeministri Rama, janë lënë hapësirë që për kompanitë që do kenë trafik të dendur në shkëmbimet ekonomike tregtare, tarifa do të rishikohet dhe rinegociohet”.

Për të tjerët tarifa nuk ndryshon e ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë njohësit e projektit iu tregojnë rrugën alternative.

Farruk Kaba: “Nuk është e vërtetë që nuk ka rrugë alternative. Nga Morina deri te Shën Mëria janë rreth 40 km, atje mund të kalohet nga rruga e vjetër dhe nga Miloti deri në Reps mund të përdoret sërish kjo autostradë, dhe nuk është pak, janë 80 km pa kaluar në pagesë”

Farruku tregon se e njeh projektin dhe sipas tij kosto e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit së bashku me investimet që do të kryehen gjateë një periudhe 25- 30 vjet shkon në 250 – 260 milionë euro. /abcnews.al