Sindikata e TK i kërkon leje Ministrisë për shfaqje në skenë, Teatri Eksperimental nis këtë fundjavë

schedule19:15 - 2 Tetor, 2020

schedule 19:15 - 2 Tetor, 2020

Nga Leontina Nika 

Pas 7 muajsh ndërprerje të jetës artistike, “Sindikata e Pavarur e Trupës së Teatrit Kombëtar”, i kërkon   Ministrisë së Kulturës rikthimin në  skenë për prova dhe shfaqje.

 “Tashmë baret dhe restorantet janë hapur edhe brenda. Por nuk lejohen vetëm, pubet apo teatrot. Ne po bëjmë një thirrje , ndoshta ka ardhur momenti që ne të fillojmë provat. Jeta vazhdon dhe ne duhet të përshtatemi. Jeni dakord që këtë mendim dhe këtë kërkesë për më shumë dritë dhe më tepër iniciative, t’ja shprehim dhe t’ja kërkojmë Ministrisë së Kulturës”, tha ai.

Artan Imami Kryetari i sindikatës, pas paraqitjes së këtij propozimi, kërkoi mendimin e pjesëmarrësve.

Aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj i pranishëm në mbledhje, sipas njoftimit zyrtar, tha se nuk duhet leje nga Ministria për rikthim në skene. Kjo u shoqërua me debat mes tyre, i cili përfundoi me një batutë, pas largimit të Liçaj nga salla.

“Nuk ke pse ti kërkosh leje Ministrisë, ne duhet të fillojmë punën. Me ligj nuk ka asgjë që të na ndalojë të fillojmë punën, ndërsa rregullat i vendosin rregulloret”, u shpreh ai.

Regjisori  i shfaqjes “Drejt imagjinatës”, thotë se ndihet mirë për rikthimin para publikut.

“Është ndjesi e mirë që ne të jemi ndër të parët që po rinisim pas mbylljes së pandemisë”, tha ai.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”,  do të vazhdojë shfaqjet me 30 për qind të kapacitetit të sallës dhe duke respektuar rregullat anti-Covid këtë fundjavë, pa  marrë ndonjë leje nga Ministria.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!