Sindikata e Infermierëve të Shqipërisë, letër kryeministrit Edi Rama: Kalo një pagë shpërblim

schedule19:33 - 14 Mars, 2020

schedule 19:33 - 14 Mars, 2020

Sindikata e lnfermierëve të Shqipërisë këtë të shtunë i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Përmes kësaj letre kërkohet sindikata kërkon nga shefi i qeverisë që ti motivojë më shumë këtë kategori të personelit shëndetsor që po përballet me betejën e koronavirusit.

Kërkësa e tyre është që për një motivim më të madh, por edhe për plotësim të nevojave të tyre në këto dite t’u jepet një pagë shpërblim dhe kjo t’u kalojë në llogaritë personale në momentin më të afërt të mundshëm.

Kerkese e hapur

Kryeministrit te Shqiperise, z. Edi Rama.

“Pershendetje! Ju falenderojme per masat e marra dhe per vleresimin e bere per punonjesit e shendetesise, te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte. Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte, por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misionit te tyre. Neqoftese kishim nje Nene Tereza e Kalkutes, sot te gjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise. Ne kerkojme qe per nje motivim me te madh, por edhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite t’u jepet nje page shperblim dhe kjo t’u kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshem. Kjo do te ndikoje sadopak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte. Ju falenderojme per mirekuptimin SISH”./abcnews.al