Simbolet e rralla që u zbuluan në Mirditë

schedule15:15 - 1 Gusht, 2019

schedule 15:15 - 1 Gusht, 2019

Një shkëmb me simbole që dyshohet se përkasin mbi katër mijë vjet më parë është gjetur në Fan të Mirditës. Priten ekspertët Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar nëse kemi të bëjmë vërtetë me dëshmi të kësaj periudhe.

Një gur mbi të cilin shihen të gdhendura mbishkrime të pakuptimta për kohët e sotme u gjet në Xhuxhe të Fanit në Mirditë, gjatë punimeve për hapjen e një shtegu. Shkëmbi që tërhoqi menjëherë vëmendjen e punëtorëve për shkak të simboleve ndodhet mes pyllit dhe askush nuk di të shpjegojë ekzistencën e tij.

Por dyshohet se janë fakte nga periudha të largëta të prehistorisë mbi katër mijë vjet më parë. Punimet u ndërprenë menjëherë dhe ne zonë shkuan autoritetet vendore. Administratori i Fanit, Kolin Marku ka njoftuar specialistët e fushës për të analizuar rastin.

Kurse Drejtori i Kultures në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, është i bindur se zona ku u gjet guri ka vlera historike e kjo e referuar edhe nga ky zbulim i rastit.

“Gjetja e këtij guri e çon historinë e banimit në këtë vend e çon shumë më në lashtësi. Dihet që në zonën e Mirditës të shënuar në prehistori janë piktogramet e Rubikut që sot janë monument i kulturës dhe janë pjesa më e vizitueshme. Uroj që këto të jebë të asaj periudhe, nga prehistoria. Imazhet shkëmbore janë librat e parë natyrorë për të cilat është shkruar atë kohë. Është shkruar siç ishte dhe muzika prehistorike. Ky është një nga atraksionet më interesante nëse del ose zbulohet në cilësi dhe detaje e cilës periudhë prehistorike është”.

Specialistët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik do të shkojnë në Xhuxhe për të verifikuar e analizuar këtë zbulim si dhe për të identifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite, Mirdita, i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.

Vendbanime të kësaj kohe janë gjetur në Maliq, në Cakran, në Vashtemi, në Burimas, në Podgorie, në Barç e në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit etj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!