Silvi Caka dhe Dritan Bici zëvendësojnë Rehovicën dhe Rakipin

schedule18:36 - 5 Janar, 2018

schedule 18:36 - 5 Janar, 2018

Mandatin e Gledion Rehovicës në Qarkun e Beratit, pritet ta marrë kandidatja në listat e LSI-së, Silva Caka, e cila ka qenë deputete e kësaj force politike edhe gjatë 4 viteve te mandatit te shkuar. Por më shumë tërheq vëmendjen kandidati që pritet të zëvendësojë në Kuvend, Aqif Rakipin, si përfaqësues i PDIU në Qarkun e Elbasanit. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici. Në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzur në KQZ, Bici pranon se ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2013, për “mos bindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, që ndëshkohet nga Neni 242 i Kodit Penal. Ngjarja rezulton se i përket marsit 2013 kur, gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi, Bici ka hyrë me automjet në fushën e futbollit dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Për këtë ngjarje, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, të konvertuara në 60 orë punë publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!