Tirana ka çelur këtë të shtunë festimet për Javën e Europës, përmes një aktiviteti domethënës ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Gonzato theksoi se Europa është ndërtuar mbi themelet e lirisë, barazisë dhe demokracisë, vlera të cilat duhen mbrojtur me çdo kusht në një kohë tensionesh globale.
Ai nënvizoi se paqja në kontinent është aktualisht në rrezik, duke kërkuar angazhim të përditshëm pasi stabiliteti nuk vjen kurrë falas. Diplomati i lartë rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian ndaj Ukrainës, duke përmendur shifra konkrete që arrijnë në qindra miliarda euro ndihmë financiare.
Sipas Gonzatos, BE po vepron me vendosmëri për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Ky aktivitet shënon edhe Ditën e Europës, duke shërbyer si një moment reflektimi mbi unitetin dhe qëndresën e shtyllave të stabilitetit europian.
“I nderuar kryeministër, i nderuar ministër, të dashur miq dhe artistë është vërtet shumë nder dhe kënaqësi për mua që t’u pres në Ditën e Eruopës, të fundit për mua. Europa u ndërtua mbi një premtim 3 fjalësh, liri, barazi dhe demokraci. Sot në një botë me rritje të tensioneve ne duhet t’i mbrojmë këto vlera. Në Ditën e Europës ne kremtojmë atë që jemi. Paqja në Europë është në rrezik, në mbarë botën tensionet për rritjen. BE duhet të mbrojë interesin e qytetarëve.
BE po vepron për t’iu përgjigjur kësaj situate. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Europa të qëndrojë si shtyllë e fortë e stabilitetit. Paqja nuk është falas ajo duhet të mbrohet çdo ditë. Ndihma e BE për Ukrainë arrin në 200 miliardë euro. Përveç kësaj BE ka vendosur që t’i japë Ukrainës edhe 90 miliard euro për të ndihmuar në nevojat e saj urgjente. Rusia po dështon. Nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të qëndrueshëm pa dakordësinë e BE dhe Ukrainës”, tha Gonzato.


