Si zonë lufte, plumbat bënë “shoshë” lokalin e viktimës në Lushnje, tavolina ku ishte ulur u bë copë

schedule11:18 - 24 Gusht, 2021

schedule 11:18 - 24 Gusht, 2021

Si një zonë lufte ngjajnë pamjet e “Bar Pedonale” në Lushnje, një ditë pas atentatit që i mori jetën pronarit të saj, Bledar Muçës. Tavolina ku ai ishte ulur është shkërmoqur nga plumbat e gjuajtur me breshëri kallashnikovi.

LEXO EDHE: Ekzekutimi mafioz në Lushnje, kunati i viktimës në gjendje të rëndë

Ndaj viktimës mësohet se janë gjuajtur të paktën 21 plumba, që për pasojë kanë kapur edhe 5 persona të tjerë duke i lënë të plagosur. Plumbat kanë lënë shenjë në mure, xhamat e lokalit e tavolina.

LEXO EDHE:Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnje, këto janë dy pistat kryesore të hetimit

Ndërkohë gazetari i ABC, Aldo Kozarja, raporton se autoritetet po punojnë në dy pista kryesor lidhur me shkakun pse mund të ketë ndodhur ekzekutimi.

Pista e parë është ajo e prishjes së mundshme të pazareve të drogës, ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e lidhjeve familjare të viktimës me Roland Shytin, anëtarin e grupit të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Muca ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”. Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes. Muça nuk njihej si tip problematik në Lushnje./abcnews.al/