Jan Prenga, kopshtari në komunikimet SKY/ SPAK sjell si prova të reja, bisedat mes Rexhepit, Hajrit e Funiqit

schedule11:52 - 30 Prill, 2025

schedule 11:52 - 30 Prill, 2025

Në procesin që po mbahet në gjykatën e apelit ndaj Festim Bexhdilit, të akuzuar si një nga personat e përfshirë në zhdukjen e trupit të Jan Prengës, prokuroria e posaçme paraqiti prova të reja për iplikimin e tij në n gjarjen e rëndë të 5 viteve më parë.

SPAK i tha gjykatës se përmes letër porosive kanë mbërritur komunikime në aplikacionin sky-enchro chat mes Dritan Rrexhepit, Gentian Funiqit e Altin Hajrit teksa komunikojnë me njëri tjetrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës. Sipas prokuroisë këto kuminikime lidhen me ngjarjen për të cilën akuzohet edhe Bexhdili që dyshohet se ka ndihmuar autorët për të zhdukur trupin e prengës.

Bexhdili në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka punuar si mirëmbajtës i kompleksit Golden resort në shijak që është në pronësi të altin hajrit I cili vijon të jetë në kërkim. Më herët Festim Bexhdili u dënua me burgim të perjetshëm nga shkalla e parë dhe nga apeli, por më pas vendimi u prish nga Gjykata e Lartë duke e kthyer për rigjykim në Apelin e e posaçëm me . Prokuroria ka dyshime se, Bexhdili ka dijeni se ku është fshehur trupi i Jan Prengës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

SPAK ka dyshime se ngjarja është urdhëruar nga Dritan Rrexhepi që po gjykohet në shkallën e parë, pasi  ai dyshonte se vëllezërit I Prengës I vodhën një sasi kokainë në një port të anglisë. Të njëjtat prova u dorëzuan edhe në procesin që po zhvillohet ndaj Dritan Rrexhepit që akuzohet se porosity rrëmbimin e Jan Prengës në janar të vitit 2020 në Kamëz.

Si u mor peng Jan Prenga

Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, Jan Prenga, ka pirë kafe me gruan e tij dhe më pas është ndarë prej saj që të merrej me disa punë që kishte lënë pa përfunduar. Është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë. Katër persona të maskuar, i prenë rrugën dhe pasi e goditën disa herë, e futën me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim. Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Dëshmitarët lajmëruan Policinë e më pas u njoftua edhe bashkëshortja e Jan Prengës.

Zanafilla e ngjarjeve që çuan në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndonëse ende nuk është gjetur trupi i tij, filloi në shtator të vitit 2019, në portin ekuadorian të Guajakil, kur një anije mallrash që transportonte banane u nis për në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç frutave, në një prej kontejnerëve ishin futur edhe 260 kg kokainë, me vlerë 15-20 milionë paund. Anija u ankorua në Portsmouth, Hampshire në fund të dhjetorit të po atij viti.

Sipas dosjes së Prokurorisë Astrit Prenga, Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian u punësuan nga ndërmjetës me origjinë britanike dhe iraniane për të marrë drogën nga porti, për llogari të dy bandave kriminale me bazë në Shqipëri. Ata e realizuan me sukses tërheqjen e kokainës nga kontejneri në port në fillim të muajit janar të vitit 2020. Por më pas e ndërruan planin, që më vonë rezultoi me pasoja fatale.

Korrierët dhe ndërmjetësit dyshohet se kishin një konflikt për një pagesë të mëparshme. Megjithatë duket se në rastin e fundit thjeshtë u joshën në momentin që hapën kontejnerin. Por pavarësisht motiveve, përfundimi ishte ky: Astrit Prenga, bashkë me Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian, vendosën të mbanin kokainën dhe ta ndanin me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë ka dyshime se në atë moment ata nuk ishin në dijeni të faktit se ngarkesa që kishin vjedhur ishte e lidhur me Dritan Rexhepin.

Një javë pasi kishin marrë kokainën, ata janë telefonuar nga Gentian Doçi, i cili i kërkonte kthimin e kokainës. Pas tri ditësh i telefonoi përsëri duke i paralajmëruar që të mos bënin gabim pasi droga ishte e tij dhe duhej kthyer. E pas Gentian Doçit, ishte radha që Dritan Rexhepi të bënte lëvizjen e tij, duke telefonuar Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë e ka dëshmuar në Prokurori vëllai i Jan Prengës, Antoni.

Ndonëse ndodhej i izoluar në burg, Ndrek Prenga ishte i pari që merrte informacionet në lidhje me vëllain e tij që ishte marrë peng. Ai kontaktohej drejtpërdrejt nga Dritan Rexhepi, që sipas Prokurorisë ishte një nga porositësit e pengmarrjes. Në një prej këtyre telefonatave, nga burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi i kishte dhënë fjalën Ndrekës se i vëllai do të lirohej nëse Astriti do të kthente kokainën. E me gjithë premtimin e dhënë nga kontinenti i largët, duket se pengmarrja kishte marrë fund në mënyrë tragjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!