Ish-kandidati për kreun e PS në Durrës Ardit Kërtusha ka qenë duke pritur disa persona në ambientet e jashtme te lokalit të Noizyt kur u plagos me armë zjarri ditën e sotme.
Abc mëson se autori i është afruar dhe fillimisht kanë debatuar. Më pas ai e ka qëlluar Kërtushën me armë në këmbë.
Zanafilla e këtij sherri është nisur para një muaji, kur autori dhe Kërtusha janë rrahur me njëri tjetrin. Policia e ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Lexo edhe: Të shtënat me armë te lokali i Noizyt në Durrës, çfarë ndodhi pas sherrit
Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 31 vjeçari është pjesë e PS që prej shumë vitesh. Përplasja mes tij drejtuesve të lartë socialistëve në Durrës nisi në tetor të vitit 2019, kur ai shprehu dëshirën për të kandiduar për kryetar i PS në zgjedhjet që u mbajtën në Janar, 2020.
Lexo edhe: Të shtëna me armë te lokali i Noizy-t, kush është ish-kandidati për kreun e PS në Durrës që u plagos
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al