Si të kurseni benzinën, disa këshilla për të gjithë shoferët

schedule13:06 - 29 Qershor, 2022

schedule 13:06 - 29 Qershor, 2022

Me rritjen e çmimit të karburanteve, të gjithë shoferët po mundohen të gjejnë mënyra se si të kursejnë. Më poshtë, shpjegohen disa këshilla për ata që e kanë automjetin e tyre me benzinë.

Nëse vendosni udhëzuesin e mëposhtëm në rutinën tuaj të ngarjes së makinës do të shihni menjëherë përfitimet në fund të muajit, pasi do t’ju mbeten para.

Disa detaje që duhet t’i zbatoni në mënyrë që të kurseni sadopak:

  1. Mos frenoni apo shtypni gazin fort. Preferoni të keni një kurs sa më të qetë si në përshpejtim ashtu edhe në frenim. Me lëvizje të papritura shpenzoni energji kinetike e cila është aleati juaj i lirë në lëvizje.
  2. Kontrolloni shpesh presionin e gomave, gomat e shfryra kanë rezistencë më të lartë rrotullimi, kështu që ato konsumojnë më shumë karburant. Gjithashtu presioni i ulët i gomave përkeqëson kapjen dhe rrit zhurmën.
  3. Kujdes kur rritni marshin herë pas here. Përveç shumë benzinë, ju lodhni motorin duke rritur shpejtësinë e ndalur dhe aq më tepër nëse motori është i ftohtë.
  4. Mbani shpejtësinë e motorit në zonën e dobishme, në varësi të makinës suaj. Ju nuk keni nevojë të tejkaloni shpejtësitë e dhëna. Përveç kursimit të benzinës, nuk e sforconi pa nevojë motorin, shkruan abcnews.al.
  5. Kryeni mirëmbajtjen e planifikuar në kohë. Vajrat dhe materialet e tjera reduktojnë dëmtimet dhe rrjedhimisht konsumin e karburantit. Paratë që mendoni se kurseni duke tejmbushur intervalet e shërbimit që do të paguani shumëfish për riparime dhe karburant, nuk ia vlen.
  6. Përdorni siç duhet kondicionerin. Ai është shpesh i dyshuari i madh për konsumin e lartë të benzinës por kjo ndodh vetëm me përdorimin e gabuar, në fakt ai është një aleat i madh në ekonomi. Dritaret e hapura me shpejtësi të lartë ofrojnë rezistencë të lartë aerodinamike dhe rrisin në mënyrë dramatike konsumin. Kondicioneri konsumon energji kur e ekzagjeron temperaturën e përzgjedhur, 22-23 gradë është mirë dhe nuk ka arsye për të zbritur më poshtë./abcnews.al