“S’i përshkruaj dot me fjalë”, Genta rrëfen emocionet dhe shuan dilemën për gjininë e binjakëve

schedule19:55 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 19:55 - 3 Dhjetor, 2021

Ndërsa po shijon muajt e fundit të shtatzanisë, Genta Ismajli ka ndarë disa imazhe të reja për ndjekësit. Këngëtarja është në pritje të binjakëve dhe megjithëse është spekuluar se do të bëhet me një djalë dhe një vajzë, deri më tani nuk ka konfirmuar asgjë.

Fotot janë realizuar nga babe shower që ajo dhe partneri i saj, Usta kanë realizuar, ku dhe kanë zbuluar gjininë e fëmijëve që presin të vijnë në jetë. Genta shkruan se gjininë e tyre do ta zbulojë ditën e nesërme me një video që do të ndajë në Youtube.

“Jam shumë e lumtur që nesër do të ndaj me ju në ora 18:00 në kanalin tim zyrtar ne Youtube gjininë e fëmijëve të mi, për herë të parë një emocion që nuk gjej dot fjalë të përshkruaj se si po ndihem unë.”, shkruan ajo. Kujtojmë që Genta ka bërë të ditur se po mendojnë edhe për një dasmë. /abcnews.al