Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Si është gjendja e Presidentit? Flet doktori: Trump nuk ka ethe, është në humor të mirë

schedule18:20 - 3 Tetor, 2020

schedule 18:20 - 3 Tetor, 2020

Mjeku i Presidentit të SHBA-së është shprehur se Donald Trump është në humor të mirë dhe se nuk ka pasur ethe në 24 orët e fundit. Sean Conley tha se “Nuk është e nevojshme t’i jepet oksigjen shtesë.

Ai e ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë. Ai u dërgua në spital sepse … ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara“, tha Conley.

Më tej shtoi se Trump është “shumë mirë” dhe se simptomat e tij ishin “duke u përmirësuar”. Conley tha se presidenti kishte qenë “pa ethe” për 24 orë dhe ishte “në humor të mirë”. Conley nuk dha një datë për nxjerrjen e presidentit nga spitali, pasi është herët dhe “vështirë të thuhet”.



Conley u shpreh optimist se presidenti nuk do të ketë nevojë të oksigjenohet në të ardhmen. Ai gjithashtu tha që rrahjet e zemrës së presidentit dhe presioni i gjakut janë brenda kufijve normalë.

Ne po vëzhgojmë presidentin nga afër për ndonjë shenjë të komplikimeve, ose nga sëmundja e koronavirusit ose nga trajtimet” tha një nga mjekët, Sin Dooley. Donald Trump u infektua me Covid-19 së bashku me bashkëshorten.

Të premten vonë në mbrëmje Presidenti Donald Trump u shtrua në spital për shkak të infektimit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!