Si duan shenjat e Horoskopit? Disa janë aventurierë, të tjerë dashurohen vetëm një herë në jetë

schedule22:04 - 4 Tetor, 2022

schedule 22:04 - 4 Tetor, 2022

Dashuritë e mëdha lënë plagë të pashërueshme, duhen shumë vite për t’u shëruar dhe disa nuk largohen kurrë. Horoskopi ndikon shumë në mënyrën se si i përjetoni emocionet dhe se si i zgjidhni partnerët tuaj. Disa shenja dashurojnë vetëm njëherë ndërsa të tjera me këdo.

Dashi

Përfaqësuesit e shenjës së Dashit janë skeptikë kur bëhet fjalë për dashurinë. Në përgjithësi, ata mund të dashurojnë tre herë në jetën e tyre. Shpesh, ish-partneri i tyre nuk llogaritet, ndaj nga kurioziteti gjejnë dashuri të reja.

Demi

Demi është një shenjë që vërtet mund të dashurojë vetëm një herë. Kur Demi e do një person, ai është gati të kalojë gjithë jetën me të, pa dyshim.

Binjakët

Binjakët kanë tre dashuri në jetë. Këta persona priren të kërkojnë dashuri absolute për pjesën tjetër të jetës së tyre, pavarësisht nga gjendja e tyre aktuale emocionale. Dashuria vjen tre herë, dhe mendojnë se kanë gjetur personin e duhur çdo herë.

Gaforrja

Gaforret mund të bien në rrjetën e dashurisë dy herë në jetën e tyre. Nëse janë të zhgënjyer në dashurinë e tyre të parë, kalojnë periudha të gjata kohore duke kërkuar një partner të ri, por kur më në fund e gjejnë, japin gjithçka.

Luani

Luanët duan gjatë gjithë kohës. Ata i përkushtohen çdo dashurie të re. Luanët janë pushtues dhe nuk kanë frikë të përfshihen emocionalisht në një marrëdhënie të re, edhe nëse ekziston rreziku për t’u tradhtuar ose lënduar.

Virgjëresha

Virgjëreshat mund të dashurojnë vetëm dy herë në jetën e tyre. Ata janë shumë dyshues dhe skeptikë në fushën e dashurisë. Ata duan rreth dy herë në jetën e tyre, sepse vështirë se lejojnë dikë që të pushtojë plotësisht botën e tyre.

Peshorja

Peshorja është shenja e dytë pranë Luanit, e cila mund të dashurojë vërtet çdo partner të ri. Edhe nëse ajo është e pikëlluar ndërsa shikon dritën e hënës mbi ndarjen, ajo është gati të fillojë një marrëdhënie të re me gjithë zemër.

Akrepi

Përfaqësuesit e kësaj shenje mund të kenë shumë lidhje dhe aventura, por në të vërtetë duan vetëm një herë. Për Akrepat, marrëdhënia nuk është vetëm fizike, por thellësisht emocionale, dhe këta përfaqësues shumë misterioz të zodiakut e kanë të vështirë të ndërtojnë marrëdhënie të reja.

Shigjetari

Shigjetarët kanë përvojë në fushën e dashurisë dhe mund të dashurojnë katër herë në jetën e tyre. Por për të qëndruar me dikë në fund, ata do të duhet të mësojnë të bëjnë kompromise.

Bricjapi

Bricjapët mund të dashurojnë dy herë në jetë, por me shumë vështirësi, sepse nuk e kanë të lehtë të shprehin ndjenjat e tyre. Gjithashtu, për shkak të personalitetit të tyre të fortë, janë ata që prishin marrëdhëniet.

Ujori

Ujorët kanë tre dashuri në jetë. Këto përfshihen dhe personat me të cilët mashtrojnë partnerët e tyre. Fakti është se ata priren të kërkojnë një partner ideal që është mik dhe dashnor në jetën e tyre.

Peshqit

Përfaqësuesit e Peshqve mund të duan vërtet vetëm një person në jetën e tyre. Kur takojnë një shpirt binjak, ata bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur pranë vetes. /abcnews.al