Gazetari Fatos Mahmutahj thotë se mediat iraniane dhe ruse nuk duhet të lejojnë të raportojnë për protestën në Tiranë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se fakti që në protestën në Kuvend nuk u dhunua asnjë deputet i opozitës, tregon se dhuna mund të jetë inskenuar nga vetë opozita.
“Në momentin që mediat iraniane dhe ruse, gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh te shqiptarët, dihet kjo histori. Arrijnë të raportojnë, organet shtetërore nuk e kanë bërë detyrën. Atyre iu bëhet qejfi, kanë arritur të fusin hundët. Pashë që protestuesit, atë ditë që sulmuan para Kuvendit, deputetin Erion Braçe. Nëse ka një njeri të pakorruptuar në parlament, ai është Erion Braçe. U sulmua njeriu që ka bërë opozitë ndaj kësaj mazhorance. Nuk e kuptoj këtë lloj sulmi. I pashë duke përqafuar deputetët e opozitës. Fakti që nuk u sulmua asnjë deputet i opozitës, dihet kush qëndron prapa protestave”, theksoi ai./abcnews.al



