Zjarri fuqishëm që përfshiu mbrëmë një sipërfaqe të madhe pylli në Dhërmi është shuar. Zjarrfikëset punuan shtatë orë për të marrë në kontroll situatën dhe për të asgjesuar vatrën e flakëve. Ngjarja ndodhi mbrëmë afër mesnatës në Palasë të Vlorës.
Dy objekte u rrezikuan seriozisht. Në ndihmë të zjarrfikësve të Vlorës shkuan dhe ato të Fierit. Për orë të tëra, forcat antizjarr si dhe banorët e zonës u përballën me flakët që përparonin me shpejtësi. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi ate ngjarje, ndërsa sot policia po merret me kqyrjen e vendit./abcnews.al