Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shuhet legjenda Zanardi/ Ish-piloti i shquar italian mbylli sytë në moshën 59-vjeçare

schedule19:24 - 2 Maj, 2026

schedule 19:24 - 2 Maj, 2026

Nuk ishte kampion në Formula 1, por kampion i zemrave. Aleks Zanardi, piloti italian i shumë viteve dhe më pas një çiklist paraolimpik, mbylli sytë në moshën 59-vjeçare në qytetin e tij të lindjes, Bolonjë.

Për shumë vite pilot në Formula 1, si dhe dy herë kampion në garat Kart në Shtetet e Bashkuara, ai ishte shembulli i një njeriu që nuk dorëzohet as përpara fatkeqësive më të rënda, dhe arrin të rikthehet I madh.

Zanardi pësoi një aksident të tmerrshëm në 2001 në Gjermani, duke humbur të dyja këmbët.



Pa kaluar dy vjet, italiani u kthye në garat me makina në Europë në 2003 dhe në garat botërore në Japoni, duke arritur edhe disa fitore.

Për këtë, ai mori çmimin botëror për rikthimin pikërisht në vitin 2005 në Estoril të Portugalisë.

Më pas, Zanardi filloi sportin për paraplegjikët që quhet “çiklizëm me duar”, duke shkëlqyer fort.

Si një kampion i vërtetë, ai fitoi dy medaljeje të arta olimpike në Paraolimpiadën e Londrës në 2012, si dhe dy të tjera në Rio de Zhaneiro dy vjet më vonë.

Po ashtu, fitoi 12 herë titullin kampion i botës.

Në 2020, Zanardi pësoi një tjetër aksident, ndërsa po merrte pjesë në një garë të çiklizmit me duar.

Edhe vdekja e tij ishte vërtet simbolike, pasi ai u shua në 1 maj, ditën e vdekjes së një legjende tjetër të garave të shpejtësisë, Airton Senës.

Ashtu si braziliani, ai ishte një frymëzim për miliona njerëz në të gjithë botën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!