Bota e futbollit është në zi. Alexander Manninger, ish portieri i kombëtares së Austrisë dhe dhe Juventusit, me të cilin fitoi titullin kampion në vitin 2012, është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare. Ai u bë viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik teksa drejtonte makinën e tij.
Sipas raportimeve të mediave austriake, aksidenti fatal ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit të enjtes në një kalim hekurudhor pa barriera.
Makina e Manninger u përplas me një tren me shpejtësi të lartë.
Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës në vendngjarje, nuk mund të bëhej asgjë për ish portierin.
Ndërkohë, rreth 25 pasagjerët në trenin lokal dhe drejtuesi i tij mbetën të padëmtuar.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, si dhe nëse sinjali i kuq në kalimin hekurudhor ishte aktiv.
Manninger debutoi për Salzburgun, duke u bërë austriaku i parë që iu bashkua Arsenalit. Ai luajti 39 ndeshje për “Gunners”, duke fituar Kupën e Ligës dhe atë të Federatës në Angli.
Me mbërritjen në Itali në vitin 2001, ai luajti për Fiorentinën, Bolognën, Brescia-n, Sienën, Torinon dhe Juventusin përpara se të transferohej te Augsburg dhe të tërhiqej pas një viti në Liverpool. Manninger, gjithashtu mbajti për 33 ndeshje veshur fanellën me numrin 1 të kombëtares së Austrisë.


