Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet orari i votimit, sa ishte pjesëmarrja në Referendum deri në orën 15.00

schedule17:06 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 17:06 - 18 Dhjetor, 2021

Anëtarët e Partisë Demokratike që nuk kanë mundur ende të votojnë në Referendumin e ditës së sotme do të kenë mundësinë t’u drejtohen qendrave të votimit deri në orën 18.00.

Lajmin e bën të ditur Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale, ndërsa shtohet se nëse edhe pas orës 18.00 do të ketë fluks nëpër qendra, procesi i votimit do të vijojë “deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.”

Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit ka bërë raportimin për pjesëmarrjen e votuese deri në orën 15.00.



Numri i votuesve vijon si më poshtë, sipas Komisionit:

Shkoder: 3,660

Lezhe: 2,670

Kukës: 1,550

Diber: 1,529

Durres: 4,840

Tiranë: 7,536

Elbasan: 2,796

Berat: 893

Korce: 2,655

Fier: 3,415

Gjirokaster: 1,288

Vlore: 1,273

Në total në rang vendi, njoftohet se numri i pjesëmarrësve deri në orën 15.00 ishte 34, 105. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!