Shpërndarja ka nisur, veçse përfundimi do të vonojë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të shtyhet afati I mbylljes së shortit elektronik për zgjedhjen e tifozëve që do të pajisen me një biletë për ndeshjen ndaj Serbisë.
Shorti pritet për përfundojë deri këtë të mërkurë, në 4 qershor. Institucioni I futbollit njofton se ky vendim u mor për shkak të numrit tepër të lartë të kërkesave për të pasur një vend në “Arenën Kombëtare” në 7 qershor në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës.
Besohet se këto kërkesa kanë qenë mbi 200 000, ndërsa kapaciteti i stadiumit është rreth 9 apo 10 herë më i vogël.
Po ashtu, Federata I bën thirrje atyre që kanë aplikuar që të kontrollojnë vazhdimisht postën e tyre elektronike për mesazhin nga kompania T-Tikit që merret me këtë short.
Nëse do t’u dërgohet linku, ata do të kenë një biletë.
Aplikimi për një hyrëse në “Arenën Kombëtare” ka përfunduar në 30 maj, ndërsa afati fillestar për t’u mbyllur shorti elektronik ishte data 2 qershor./abcnews.al