Shtyhet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës

schedule20:12 - 23 Shtator, 2020

schedule 20:12 - 23 Shtator, 2020

Mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri që ishte planifikuar për tu mbajtur në Shkodër në datën 25 tetor është shtyrë për në datën 2 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një statusi në facebook.

Shkak për shtyrjen është bërë seanca e Kuvendit të Kosovës.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti.

N.D./abcnews.al