Shtohet fluksi i kosovarëve në Doganën e Morinës

schedule16:07 - 6 Gusht, 2018

schedule 16:07 - 6 Gusht, 2018

Në Doganën e Morinës vazhdon të rritet fluksi i kosovarëve që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Por autoritetet policore thonë se këtë vit, është rritur ndjeshëm edhe numri i shqiptarëve që pushojnë në Kosovë. Ndërkohë, pushuesit e Kosovës kanë tkurrur kohën e qëndrimit në det krahasuar me vitet e mëparshme.

Fillimi i gushtit i ka kaluar limitet e lëvizshmërisë në Doganën e Morinit në Kukës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat ditore rezultojnë me një rritje prej 13 % ose 4110 udhëtarë më shumë në ditë. Të shtunën e të djelën, numri i qytetarëve të Kosovës që kaluan Morinin drejt Shqipërisë arriti në 66030 persona, me më shumë se 21 mijë automjete.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re shtim i qytetarëve e Shqipërise që lëvizin drejt Kosovës. Ky fenomen thuajse po vendos shenjën e barazimit të fluksit në të dy anët e kufirit në hyrje dhe dalje. Policia kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës ka punuar me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar e megjithatë karvani i automjeteve në të shumtën e rasteve kalon në thellësintë e tërritorit.

I njëjti fluks pritet edhe në ditët në vijim. Edhe pse bregdeti mbetet preferencë e qytetarëve të Kosovës, vit pas viti është tkurrur koha e qëndrimit, duke zbritur nga 10 ditë në dy tre ditë fundjave ose turizëm ditor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!