Manchester City është përqendruar totalisht te fitimi i Champions League. Klubi anglez nuk e ka fituar kurrë kompeticionin më të rëndësishëm për klube, këtë sezon dëshiron t’i shkojë deri në fund dhe e ka potencialin për ta bërë diçka të tillë.
Gjithsesi, tema e momentit është e ardhmja e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll ka një kontratë deri në vitin 2021, por mediat angleze publikuan faktin që në kontratën e tij ekziston një klauzolë që e lejon të largohet edhe në fund të këtij sezoni.
Trajneri e mohoi diçka të tillë, por në ishull janë të bindur për largimin e tij nga “Cityzens”, madje theksojnë se Barcelona është gati t’i ofrojë pankinën. Një opsion që pëlqehet edhe nga Pep, i cili është një katalanas puro.
Si trajneri dhe Barcelona nuk e fitojnë Champions League prej vitesh dhe për herë të fundit kanë festuar së bashku. Rikthimi i trajnerit te Barcelona mund të ndodhë për këtë arsye, për të tentuar edhe njëherë fitimin e kupës me veshë të mëdhenj. /abcnews.al