Shtohen rastet me Covid tek Pediatria, ezaurohen kapacitetet në Spitalin e Durrësit

schedule13:00 - 23 Shkurt, 2021

schedule 13:00 - 23 Shkurt, 2021

Janë shtuar rastet e fëmijëve të infektuar me koronavirus tek Pediatria e Durrësit. Siç raporton gazetari Leonidha Muasj, shumica e fëmijëve të infektuar ndodhen në gjendje të stabilizuar ose asimptomatikë.

Ndërkohë, sa i përket grupmoshave të tjera të shtruar në spitalin e Durrësit, kapacitetet si duket janë të ezauruara 100 për qind. Gazetari Musaj raporton se një pjesë e të infektuarve po mbahen në ambientet e urgjencës.

Aktualisht, ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit mbi 90 pacientë. Nga ana tjetër, gazetarja Valbona Davidhi raporton nga Fieri për një vatër të re infeksioni në shkollën “Meleq Gosnishti” në Patos.

Në këtë shkollë janë konfirmuar pozitivë për Covid-19, të paktën tetë mësues dhe disa nxënës. Për këtë arsye, autoritetet u detyruan që ta kalonin për nxënësit e 9-vjeçares, mësimin online. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!