Kruja në këto 24 orë është vatra më e nxehtë pas Tiranës për numri e të infektuarve të rinj me koronavirus.
Janë konfirmuar 9 persona pozitivë të gjithë kontakte të të infektuarve të mëparëshëm.
Edhe Kukësi shënon një numër të lartë të infektuarish 8 të tillë. Një prej tyre vatër e vjetër e zinxhirit të infektuarve të Bashkisë së Kukësit.
Ai është një polic bashkiak. Kurse një tjetër është punonjësi i një banke. 6 të tjerë janë familjarë të konfirmuarve të mëparshëm me Covid.
Kruja dhe Kukësi ndiqen nga Berat dhe Vlora me nga 5 të infektuar.
Në Berat preket institucioni shëndetësor ku merren tamponët e të dyshuarve më COVID. Rezultuan dy 2 të infektuar një laborante dhe specialist statistikash.
Njësia vendore e kujdesit shëndetësor u dezinfektua dhe burime të “ABC News” tregojnë se personat më të afërt të kontaktit të tyre janë vetëkarantinuar. Disa kryen tamponin dhe morën përgjigja e testit të parë. Ajo ju doli negative. Pozitiv dolën dhe një çift bashkëshortësh që kanë qenë për vizitë në QSUT dhe aty dyshohet të jenë infektuar.
I konfirmuari i pestë në Berat është një i ri nga fshati Karkanjoz. Për momentin të 5 janë karantinuar në banesat e tyre.
Ndërkohë Vlora këtë të mërkurë shkon në 120 raste me Covid- 19. Nga të cilat 5 janë konfirmuar vetëm sot. Një është rast i importuar nga Durrësi dhe rezultoi pozitiv në Vlorë.
Durrsakut gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë ju shfaqën shenja të virusit dhe pas kryerjes së tamponit rezultoi pozitiv.
Dy të tjerët janë vatra të reja dhe nuk dihet ku janë infektuar, të tjerët janë familjarë të të infektuarve të mëparshëm.
65 është numri i të infektuarve aktivë në Lezhë. 3 nga të cilët rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit. Gjeografia e shtrirjes së tyre përfshin të gjitha njësitë administrative të qytetit të Lezhës.
Edhe rastet e Lezhës e reja janë vatra të vjetra. Të afërm të të infektuarve të disa ditëve më parë./abcnews.al