Shtohen 4 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, si është gjendja e tyre shëndetësore

schedule09:47 - 5 Prill, 2020

schedule 09:47 - 5 Prill, 2020

Shtohen 4 raste të reja me COVID-19 në Shkodër.

Gazetari Simon Shkreli tha për abcews.al se personat janë familjarë të të prekurve të mëparshëm, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë pa probleme. Gjithashtu mësohet se të prekurit e rinj janë nga lagja Kiras dhe Dobraç. Bashkë me rastet e fundit shkon në 37 numri i të prekurve në këtë qark, duke u renditur i dyti më i prekur pas Tiranës.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë ditës sotme do të vijojë puna e Bashkive për dezinfektimin e ambienteve kryesisht në ambientet që janë në afërsi të infektuarve…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!