Shtigjet ku kalojnë refugjatët, 2000 euro për të shkuar në Mal të Zi

schedule14:16 - 24 Qershor, 2018

schedule 14:16 - 24 Qershor, 2018

Shuma që paguan çdo klandestin që kalon përmes Shqipërisë nga Greqia drejt Malit të Zi varion nga 1500 deri në 2000 euro. Numri i tyre vjen në rritje dhe ABC News u ka bërë një vëzhgim shtigjeve, ku trafikantët kalojnë klandestinët.

Janë shtigje të hapura në kohë. Fillimisht u përdorën nga klandestinët shqiptarë drejt Greqisë. Kurse vitet e fundit po u shërbejnë refugjatëve të huaj që nga Greqia tentojnë një vend në Perëndim.

“Shuma që paguan çdo klandestin për të kaluar kufirin me Greqinë në drejtim të Malit të Zi është nga 1500 deri në 2000 euro. Klandestinët përdorin kufirin e gjelbërt për të përfunduar në destinacionin që ata dëshirojnë”.

Rrugët kalojnë përmes fshatit Kakavijë dhe Glinë. Ato janë të boshatisura nga të rinjtë që kanë emigruar dhe banorët e vetëm janë disa të moshuar. Grupet e klandestinëve shpesh janë të organizuar. Dikush i udhëheq deri në Gjirokastër. Aty, ku është porta kryesore pritëse. Prej andej do të udhëtojnë drejt Shkodrës, Hanit të Hotit, Muriqanit për t’u futur në Malin e Zi.

“Përmasat e kësaj linje trafiku mendohet të jenë akoma dhe më të mëdha sesa raportimet që jepen nga policia vetëm kur kapen klandestinë. Prej Janarit 2018 kanë kaluar kufirin jeshil në Kakavijë 1500 klandestinë”.

Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm për kalimin e refugjatëve. Dy vitet e fundit janë kapur më shumë nga ata, por të arrestuar ka vetëm shoferë ose barinj udhërrëfyes. Trafikantët shpesh ndryshojnë rrugët e kalimit për të shmangur kontrollet e policisë. Pak ditë më parë u raportua për një grup që po kalonte përmes shtratit të Lumit Drino në afërsi të Urës ne Gjirokaster. Mes tyre ishin dhe dy femije

Gazetar i ABC News, Orges Sako

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!