Joe Biden beson se pushtimi i dhunshëm i godinave universitare është një qasje e gabuar dhe jo një shembull i një demonstrate paqësore, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
John Kirby u pyet nga gazetarët për protestën e studentëve pro palestinezë në universitetin Columbia në Nju Jork.
“Ne ende besojmë në lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të demonstruar, por nuk është e pranueshme të prishësh kursin universitar të studentëve të tjerë,” shtoi ai.
Vala e protestës kundër luftës në Rripin e Gazës është përhapur edhe në universitetet amerikane prej disa ditësh. Lëvizja filloi në universitetin e Columbias, ku u arrestuan njëqind persona më 18 prill./abcnews.al


