Shtatë gratë që drejtojnë forumin e Davos

schedule15:32 - 26 Janar, 2018

schedule 15:32 - 26 Janar, 2018

Kjo është hera e parë në 48 vjet që Forumi Ekonomik Botëror në Davos drejtohet nga shtatë gra. Një revolucion nëse mendohet se vetëm një vit më parë vetëm 20 për qind e të pranishmeve ishin gra

Francezja Christine Lagarde, numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar, italiania Fabiola Gianotti, drejtoreshë e përgjithshme e CERN-it të Gjenevës, sipërmarrësja amerikane Ginni Rometty gruaja e parë që drejton IBM-në, kryeministrja norvegjeze Erna Solberg; australiania Sharan Burrou, sekretare e përgjithshme e konfederatës ndërkombëtare të sindikatave, aktivistja indiane Chetna Sinha, në krye të fondacionit “Mann Deshi; francezja Isabelle Kocher, administratore e deleguar e grupit francez Engie: kanë këto shtatë gratë, që për herë të parë në 48 vjet, drejtojnë Forumin botëror ekonomik të Davos, prej kohësh në qendër të kritikave për shkak të mungesës së përfaqësuesve femra.

Nëse mendohet se në vitin 2017 vetëm 20 për qind e pjesëmarrësve ishin gra, Forumi i Davosit i këtij viti mund të konsiderohet revolucionar, një hap i rëndësishëm për historinë e emancipimit femëror

Objektivi kryesor i shtatë Presidenteve që tashmë kanë fituar dhe epitetin “Të mrekullueshme” është drejtimi I diskutimeve dhe i grupeve të punës. Ndërsa tema e forumit është: Krijimi i një të ardhmeje të përbashkët në një botë të përçarë. Kjo për të gjetur zgjidhje konkrete së bashku me 2500 përfaqësues të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë botërore që janë të pranishëm në Forum./abcnews.al