Ajo është pjesë e partisë MeRA25, parti, e cila drejtohet nga ish-ministri i Financave të Greqisë gjatë kohës së krizës ekonomike Yanis Varoufakis. Në intervistë për ABC News, Vardhami shpalosi agjendën e saj politike dhe programin politik, kryesisht për komunitetin shqiptar, i cili jeton dhe vepron në shtetin grek.
Ajo tha se fokusi do jetë tek të drejtat e emigrantëve, dhe ndryshimi Iigjit për skemat e pensioneve për të gjithë ata shqiptarët që kanë probleme për vitet e punës.
“Duke qenë emigrante dhe femër, sigurisht se agjenda ime bazohet tek të drejtat e emigrantëve dhe të drejtave feministe. Partia është parti progresiste dhe me teza bashkëkohore dhe vijmë si parti e vetme progresiste në Greqi. Problemet e komunitetit shqiptar janë të gjera dhe janë jetike. Problemi numër një është problemi pensioneve. Është shumë e vështirë t\u jepen pjesëtarëve për shkak të problemeve ligjore, ne kërkojmë ndryshim të ligjit sa i përket kësaj. Gratë shqiptare në Greqi ashtu edhe në diasporë kanë punuar në mirëmbajtje shtëpiake, dhe ka qenë një punë që nuk kanë qenë të siguruara”, tha ajo.
E pyetur sa shqiptarë kanë të drejtë vote në Greqi, Vardhami tha se ka shifra të ndryshme dhe nuk e specifikoi një të tillë. Mes tjerash, ajo u shpreh se shqiptarët duhet të luftojnë fort për të drejtat e tyre.
“Nëse komuniteti nuk kërkon të drejta, do e ketë të vështirë ose do t’i marrë shumë vonë ato. Nuk do doja të jepja një numër, sepse kanë dëgjuar shifra të ndryshme. Unë kandidoj në Athinën e Jugut dhe atje ka disa komuna”, u shpreh ajo./n.m.abcnews.al