Shqiptari kapet me mbi 20 kg marijuanë, pranga dhe bashkëpuntorit grek

schedule21:22 - 1 Qershor, 2020

schedule 21:22 - 1 Qershor, 2020

Policia greke ka kapur më shumë se 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar dhe janë vënë në pranga dy shtetas mes tyre një shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se mjeti me drejtues një shqiptar në fillim nuk i është bindur postbllokut të policisë greke dhe pas ndjekjes është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania.

Pas kontrollit të ushtruar në makinë është gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë, 3 celularë dhe 200 euro.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek. /abcnews.al