Shqiptari humb jetën në aksident (Foto)

schedule10:13 - 6 Korrik, 2019

schedule 10:13 - 6 Korrik, 2019

Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi në autostradën Bologna-Padova të Italisë. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se viktima ishte 41 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40 të së premtes.

Siç shkruajnë mediat, në aksident u përfshinë dy makina. Shqiptari 41-vjeçar, i cili drejtonte një mjet tip “Fiat Doblo” u përplas me një “Peugot 208”. Për shkak të përplasjes së fortë, kjo e fundit u përfshi nga flakët.

Fatkeqësisht plagët ishin shumë të rënda për 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Atje shkuan forcat policore, zjarrfikësit dhe mjekët, të cilët u munduan t’i japin ndihmën e parë shqiptarit, por pa rezultat.

Shkak i ngjarjes tragjike mendohet të jetë bërë ngadalësimi i shpejtësisë në autostradë, për shkak të një aksidenti tjetër të ndodhur pak më parë në të njëjtën zonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!