Depozitat në monedhën kombëtare kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2024.
Qytetarët por edhe bizneset kanë ndryshuar qasje për herë të parë që prej periudhës së pandemisë.Statistikat tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar depozitat në lekë u shtuan me 54.3 miliardë lekë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Ndikim kryesor kanë dhënë shtimi i kursimeve të individeve ndërkohë rritja e depozitave në lekë ka qenë më e madhe në fund të vitit. Por e kundërta ndodh me kursimet në euro të cilat kanë pësuar një ngadalësim të ndjeshëm. Gjatë vitit 2024 ato pësuar një rritje me vetëm 704 milionë euro.
Një tendencë e tillë lidhet direkt me efektet e kursit të këmbimit .Gjatë vitittë kaluar euro qëndroi në nivelet minimale duke mos tejkaluar nivelin e 89 lekëve.
Kjo ka orientuar qytetarët dhe bizneset që të mbajnë kursimet e tyre në monedhën kombëtare. Rritja e depozitave sipas qyteteve rezulton se Tirana mban vendin e parë ndjekur nga Vlora, e Durrësi./abcnews.al