Banka Botërore e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për treguesit e produktivitetit të dukshëm në punë.
Shqiptarët, sipas të dhënave edhe pse mund të përpiqen, nuk arrijnë të marrin të ardhurat e pritshme. Por edhe punëdhënësit shpesh nuk i nxisin më shpërblime apo investime.
Shqiptarët renditen të fundit në rajon për produktivitetin në punë.
Banka Botërore e ka matuar sipas Vlerës Bruto të Shtuar për punonjës dhe e ka pasqyruar në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit”.
Ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor.
Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria.
Banka Botërore sugjeron se produktiviteti i punës në vendet e Ballkanit mund të rritet përmes teknologjisë, reformave që u mundësojnë punëtorëve të lëvizin me lirshëm midis firmave, sektorëve, rajoneve gjeografike ku veprimtaria ekonomike është më efikase dhe e dobishme.
Reformimit i tregjeve të punës, të cilat kanë probleme të tilla si informaliteti i përhapur dhe lëvizja e kufizuar e punës, do të ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit.
Përmirësimi i qeverisjes dhe transparencës në institucionet publike, veçanërisht gjykatat, do të bëjnë investitorët më të gatshëm të rrezikojnë duke investuar fondet e tyre në rajon.
Një klimë miqësore e biznesit për ndërmarrjet private do të ndikojë në tkurrjen e papunësisë dhe do të rrisë të ardhurat./abcnews.al