Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët e mbetur jashtë, Rama: Nuk e hapim kufirin, nëse vini këtu na rrezikoni jetën të gjithëve

schedule18:10 - 3 Prill, 2020

schedule 18:10 - 3 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë pasi ata janë rrezik për jetët e të tjerëve nëse vijnë në Shqipëri.

Kryeministri tha se kufijtë nuk do hapen sepse nuk mund të rrezikojmë që në këtë luftë të mos kemi vende për të varrosur njerëzit siç ndodhi  në Bergamo.

“Për sa i përket hapjes së kufijve, dua të them këtë e më vjen keq. Më vjen keq kur u them bashkëqytetarëve tanë se nuk mund të vijnë dot në Shqipëri, për një arsye sa të thjeshtë dhe po aq të dhimbshme. Ne nuk i hapim kufijtë, pasi nuk kemi vend për të varrosur njerëz, si në Bergamo e në vende të tjera, nuk kemi vend. Duke ardhur vini në rrezik, jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve, nëse qëndroni aty  jetën e keni të sigurtë. Lufta nuk sjell gëzime, por sjell vetëm viktima e plagë të panumërta. Kjo është Lufta III Botërore”, deklaroi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!