Shqipe Hysenaj ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku foli ndër të tjera për “luftën” me çiftin Tea dhe Andi, për të cilët është shprehur se njiheshin kohë më parë. Tea vijoi akuzat duke publikuar një foto të Teas me ish-konkurrentin e Për’puthen, Beartin.
Madje, Shqipja i tregoi Ermalit dhe një foto ku i kërkoi të mos e komentonte pasi nuk donte ta bënte publike. “Të të tregoj diçka dhe kjo është për herë të parë. Kur them bombë, nuk është se unë po tallem. Unë nuk po bëj shaka”, tha ajo në “Abc-ja e Pasdites.
Mirëpo mesa duket, deklaratat e Shqipes janë të vërteta. Sot janë publikuar disa foto dhe video, ku Tea dhe Bearti duken qartazi se janë një çift. Fotot, në të cilat dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe duke u puthur janë shkrepur në Rugovë. /abcnews.al