Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria voton pro armëpushimit në Gaza, por SHBA bllokon rezolutën e Këshillit të Sigurimit në OKB

schedule11:05 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 11:05 - 9 Dhjetor, 2023

Ndërsa dënon sulmet vdekjeprurëse të Hamas ndaj Izraelit, Shqipëria ka votuar në favor të një rezolute të Këshillit të Sigurisë në OKB që do të mundësonte armëpushimin në Gaza. Projektrezoluta e propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe u bllokua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori 13 vota pro dhe abstenimin e Britanisë. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këshillin e sigurimit të OKB shprehu urgjencën për të dërguar ndihma në Gaza me qëllim shamngien e një krize humanitare.

Shqipëria votoi pro projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit që do të mundësonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën midis Izraelit dhe Hamas në Gaza. Teksa ka dënuar edhe njëherë sulmin vdekjeprurës të grupit militant ndaj izraelit me 7 tetor, përfaqësuesja e vendit tonë, Albana Dautllari shprehu domosdoshmërinë për të dërguar sa më shumë ndihma për të shmangur një krizë humanitare.

“Shqipëria ndan shqetësimet e thella për situatën katastrofike humanitare në Gaza. Ne përgëzojmë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, partnerëve rajonalë, Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë atyre që po punojnë për të garantuar kalimin e lirë të ndihmave. Gjatë gjithë kësaj jave rreth 80 kamionë në ditë hynë në Gaza, krahasuar me mbi 200 gjatë pauzës humanitare njëjavore të nëntorit. Civilët në Gaza kanë nevojë për shumë më tepër ndihmë humanitare.”



Mirëpo, vetoja e shteteve të bashkuara të Amerikës pengoi miratimin e rezolutës.  13 anëtarë të tjerë te Këshillit të Sigurimit votuan në favor të propozimit për armëpushim, të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Britania abstenoi.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundërshtojnë një armëpushim me pretendimin se nga kjo do të përfitonte Hamasi. Megjithatë Uashingtoni mbështet pauzat në luftimet për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të marra nga grupi militant gjatë sulmi vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael.

Përfaqësuesi i shba-së e konsideroi rezolutën si “jorealiste”, teksa u shpreh se mungonte konsultimi i duhur.

“Thirrja për një armëpushim të pakushtëzuar. Kjo rezolutë në thelb thotë se Izraeli thjesht duhet ta tolerojë këtë, se duhet të lejojë që ky terror të kalojë i pakontrolluar.” u shpreh , Robert ëood.

Britania e Madhe tha  se abstenoi sepse rezoluta nuk dënonte Hamasin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!