“Shqipëria, shtëpia e emigrantëve në dyert e BE”, me këtë titull e hap media franceze “France 3” reportazhin kushtuar pikës kufitare të Kapshticës, aty ku patrullojnë edhe efektivë të Frontex.
Në Kapshticë, në pika më e vjetër e kalimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, vepron një oficer finlandez i Frontex i specializuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Objektivi: “lufta kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm, i cili po rritet ndjeshëm”. Autoritetet në Tiranë kanë regjistruar në vitin 2019 gati 750 stuhia, kryesisht personat që tentonin të kalonin ishin sirianë, pakistanezë dhe irakianë.
Emigrantët mirëpriten në Shqipëri
Rojet kufitare nga shtetet e BE-së po rrisin patrullat në kufi. Kur një emigrant arrestohet, ai dërgohet në Qendrën e Refugjatëve në Tiranë, e cila mund të strehojë 450 persona. Emigrantët qëndrojnë atje për disa ditë , sa për të fituar energjitë e shteruara dhe më pas do të vazhdojnë rrugën e vështirë. Pak nga emigrantët duan të qëndroj në Shqipëri, edhe pse aty janë shumë të mirëpritur. Duke qenë prej kohësh një vend emigrimi, duke shijuar një traditë të mikpritjes së lashtë, Shqipëria dëshiron të jetë një vend pritës./abcnews.al