Shqipëria “hap derën” e BE, Franca dhe Holanda i binden Gjermanisë

schedule14:40 - 24 Mars, 2020

schedule 14:40 - 24 Mars, 2020

27 ministrat e Bashkimit europian kanë dhënë mbështetje politike për hapjen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton gazetarja e ABC News Erisa Zykaj nesër fillon procedura me shkrim e cila duhet të përfundojë brenda darkës të së mërkurës në mënyrë që ky tekst të jetë gati për aprovimin e 27 kryetarëve të shteteve të qeverive të Bashkimit Europian dhe të bëhet më pas zyrtar.

Ky vendim bëhet zyrtar vetëm pas aprovimit të krerëve të qeverive të BE të 27 vendeve në datën 27 mars.

Një vendim i shumë pritur prej 6 vitesh nga Shqipëria dhe me shtyrje të herëpashershme gjatë këtyre viteve. Gëzimin për këtë lajm nuk e kurseu as komisioneri për zgjerimin Oliver Vaherleyi me anë të një mesazhi përcjellë në llogarinë e tij në Twitter.

Për këtë ka reaguar edhe ministri të çështjeve europiane të Gjermanisë Michael Roth i cili ka mundur të bindë Holandën.

Gjermania ndërkohë ka bindur të gjithë shtetet anëtare duke përfshirë edhe Francën që ishte skeptike. Oliver Varlei ka  provuar se ka bërë diferencën krahasuar me komisionerë të mëparshëm siç ishte Johanes Hahn i cili nuk ke ka patur prioritet këtë.

Tashmë mund të themi se dera e BE është hapur, për të dy vendet. Dhe këto dy vende mund të shkojnë drejt kësaj rruge me ritmin e tyre duke mbërritur në fund të këtij rrugëtimi si anëtare të Bashkimit Europian.

Për Maqedoninë e Veriut është marrë rekomandimi për çeljen pa kushte të negociatave ndërkohë për Shqipërinë do të marrë më shumë kohë.

Janë 3 kushtet kryesore që i janë vënë Shqipërisë për hapjen e negociatave që kanë të bëjnë me aprovimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, së dyti  me ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese, së treti ka të bëjë me përfundimin e strukturave të specializuara lidhur me luftën e krimit të organizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!