Shqipëria fiton përballjen në arbitrazh ndaj shoqërisë së Beketit

schedule13:30 - 25 Janar, 2018

schedule 13:30 - 25 Janar, 2018

Shteti shqiptar ka fituar përballjen në arbitrazh me shoqërinë HYDRO S.R.L. Kompania e Francesko Becchetit e kishte paditur duke kërkuar prishjen e marrëveshjes së konçesionit për hidocentralin e Kalivaçit dhe një dëmshpërblim mbi 137 milionë euro. Por arbitrazhi rrëzoi pretendimet e palës paditëse dhe pritet të caktojë masën e dëmshpërblimit që kjo shoqëri do të duhet t’i paguajë shtetit shqiptar.

Shqipëria fiton përballjen në arbitrazh ndaj shoqërisë HYDRO S.R.L.

Kjo kompani ne tetor 2014 kishte paditur Shtetin  shqiptar në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë. Pala  paditese kishte kerkuan zgjidhjen e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesen e një dëmshpërblimi prej me shume se 137 milione euro.

Por shteti shqiptar paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, pavarësisht nga mirëbesimi dhe vullneti i mirë që ka karakterizuar gjithmonë Shqipërinë në lidhje me zbatimin e këtij koncesioni, Paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej 158 milione euro.

Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën 12 milione 900 mijë Euro si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit Hydro S.R.L, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës. Arbitrazhi vendosi qe Hydro S.R.L te paguaje kamat-vonesat deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë mbi 1,2milione euro.

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë shtetit shqiptar për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!