Ruçi për pasaportën shqiptare për kosovarët

schedule11:36 - 6 Nëntor, 2017

schedule 11:36 - 6 Nëntor, 2017

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë. Ai u prit në një takim të veçantë, fillimisht nga homologu i tij Kadri Veseli, më pas zhvilloi takime edhe me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kosova vijon të mbajë sytë nga Shqipëria sa i përket lëvizjes pa viza në vendet e Bashkimit Europian.
Pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pajisjen me pasaporta shqiptare të qyetarëve kosovarë me qëllim, sipas tij, daljen nga izolimi që i ka vënë BE, gazetarët kërkuan mendimin e Kryepalamentarit Gramoz Ruçi.
Ndërkohë, brenda vitit Shqipëria dhe Kosova do të ngrenë një komision të përbashkët parlamentar për të zgjidhur problemet që shqetësojnë qytetarët në vendet respektive.
Këtë e bënë të ditur kryeparlamentaret Gramoz Ruçi dhe Kadri Veseli në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë, kryeparlametari shqiptar u vlerësua nga Presidenti Hashim Thaçi me “Urdhërin e Lirisë” për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë nga tre kryetarët e gurpeve parlamentare, ai i Partisë Socialiste Taulant Balla, i Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe i LSI-së Petrit Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!