Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqetësuan banorët me muzikë të lartë në lokale, procedohen 4 punonjës në Tiranë

schedule11:39 - 8 Tetor, 2023

schedule 11:39 - 8 Tetor, 2023

Katër punonjës janë proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike për muzikën e lartë që kishin vënë në lokalet ku punojnë në Tiranë. Policia thotë në njoftimin për shtyp se gjatë kontrolleve, në tre lokale të kryeqytetit, është konstatuar muzikë e lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Bëhet fjalë për tre lokale në rrugën “Xhanfize Keko”, në Rrugën e Dajtit, dhe në “Siri Kodra”. Katër punonjësit, të moshave 25, 40, 23 dhe 40 vjeç akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Materialet kanë kaluar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!