Kamera e ABC News ka shkuar këtë mëngjes në fshatin malor të Kurcajt dhe pa nga afër vendin ku prej shpërthimit të minave ndërroi jetën Asllan Jaupaj dhe u plagos në kokë Gani Demushi. Në gurore puna është ndërprerë dhe nuk ndodhej asnjë drejtues apo punonjës.
Vetëm dy policë ishin në brendësi të saj. Ndërsa mësohet se ende nuk kanë mbëritur hetuesit që të zbardhin shkakun e vërtetë të ngjarjes së rëndë. Kjo gurore sipas banorëve të zonës ka pak kohë që është vënë në punë në zonën e quajtur shkallë pranë kësaj gryke mali.
ABC News u interesua për punëtorin që ndëroi jetë dhe të plagosurin, por në zonë nuk i njihet askush, pasi nuk janë banorë të fshatit kurcaj. Policia këtë mëngjes arrestoi tre punonjës mes tyre dhe përfaqësuesin ligjor të kompanisë. Ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin, Klemend Muratjan dhe drejtuesin teknik. /abcnews.al