Shpërthimi në Beirut, OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban

schedule00:01 - 8 Gusht, 2020

schedule 00:01 - 8 Gusht, 2020

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare në Liban si shkak i shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.

Libani, veç problemeve ekzistuese ekonomike, tani duhet të përballet edhe me pasojat e shpërthimit që la të vdekur 154 persona, mbi 5,000 të plagosur dhe më shumë se 300,000 persona të pastrehë.

Programi Botëror për Ushqim ka njoftuar se dëmi i shkaktuar në portin e Bejrutit do të pengojë dërgesat ushqimore dhe do të ndikojë në rritje të çmimeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se sistemi shëndetësor është i dëmtuar rëndë, dhe se shumë spitale nuk funksionojnë.

Ndërkohë, presidenti libanez, Michel Aoun, ka kundërshtuar thirrjet për hetime ndërkombëtare për shpërthimin, duke thënë se autoritetet lokale do të vlerësojnë nëse ky incident është nxitur nga ndonjë “ndërhyrje e jashtme” si bomba apo raketa.

Ndërsa lideri i lëvizjes militante, Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka mohuar pretendimet se ka ruajtur armë apo municion në port.