Një kallëp tritoli është hedhur në oborrin e një banese në qytetin e Dibrës mbrëmjen e sotme.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në fshatin Pjeçë të Njësisë Administrative Melan.
Mësohet se kallëpi i tritolit u hodh në oborrin e shtëpisë së qytetarit me iniciale Z.S.
Si pasojë e shërthimit të lëndës plasëse, është është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5” në pronësi të qytetarit me iniciale Y.T. Mjeti ishte parkuar pranë banesës ku ishte vendosur tritoli dhe i janë thyer xhamat. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin./abcnews.al