Nje shpërthim i fuqishëm me eksploziv është dëgjuar në orët e vona të natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi në rrugën Transbllkanike në Vlorë, teksa shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.
Blutë e Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për vendosjen e një sasie rreth 150 gramë lëndë eksplozive. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të godinës.
Nga informacionet e policisë mësohet se janë parë dy persona në vendin e ngjarjes, ndërsa është shoqëruar një tjetër në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mësohet se biznesi (rrobaqepsi) është në pronësi të një egjiptiani./ABC News Albania 24/7