Shpërthim i fuqishëm në Paris, 4 viktima

schedule14:04 - 12 Janar, 2019

schedule 14:04 - 12 Janar, 2019

Katër viktima dhe me dhjetëra të plagosur si pasojë i një shpërthimi në një furrë buke në Paris mëngjesin e të shtunës. 10 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Policia dhe mediat franceze konfirmuan se shkaku ishte një rrjedhje gazi

Një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e të shtunës në Paris ka shkaktuar katër viktima dhe dhjetëra të plagosur prej të cilëve 10 në gjendje të rëndë. Shpërthimi u shkaktua në një furrë buke në lagjen e Opera, në rrugën Treviz jo shumë larg teatrit “Foli Berger”.

Sipas të dhënave të policisë prej 2 prej viktiamve janë zjarrfikës, ndërsa dy të tjerët civilë. Një nga zjarrfikësit ka qëndruar nën rrënoja për disa minuta

Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë të lagjes turistike të Grand Bulevard, teksa zjarrfikësit ndodheshin brenda ndërtesës për të ndaluar një rrjedhje gazi. Ministri i brendshëm francez Kastaner, Kryeministri Filip dhe kryebashkiakja e Parisit Hidalgo vizituan vendngjarjen.

Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi në furrën e bukës ka thyer disa vitrina të dyqaneve pranë duke u shpërndarë deri në 100 metër./abcnews.al