Shpërtheu një granatë dhe goditi me thikë 2 persona, arrestohet 61-vjeçari në Gjermani

schedule15:06 - 25 Mars, 2023

schedule 15:06 - 25 Mars, 2023

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 61-vjeçar, i cili plagosi 3 persona me thikë dhe shpërtheu një granatë në Berlin.

Sipas policisë, autori shpërtheu granatën në hyrje të një pallati në lagjen Rheinikendorf të kryeqytetit gjerman të premten në mbrëmje, duke plagosur dy gra, të moshës 42 dhe 48 vjeç, dhe një burrë 61-vjeçar.

I dyshuari pastaj dyshohet se vrapoi drejt dy prej personave dhe i qëlloi me thikë. Të tre të plagosurit u dërguan menjëherë në spital.

Policia arrestoi më vonë të dyshuarin në një kopsht aty pranë. Policia ishte ende duke hetuar një motiv të mundshëm të sulmit dhe nëse i dyshuari dhe personat që ai plagosi e njihnin njëri-tjetrin.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa raportoi se sulmuesi i dyshuar është serb dhe dy femrat kanë gjithashtu shtetësi serbe, ndërsa i plagosuri është nga Bosnja dhe Hercegovina.

/abcnews.al