Talenti i Teutës, Sherif Kallaku, nuk është përmbajtur aspak në adresën e tij zyrtare në Instagram, duke i dalë kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili më herët kishte deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndihmë për sportin në Shqipëri.
“Dëgjuam sot Kryeministrin, e tha prerë, madje me arrogancë: “Asnjë ndihmë për futbollin shqiptar”. S’ka asgjë për t’u habitur. Kryeministri ynë ka kohë që nuk reagon aty ku duhet, aty ku ka nevojë, por vetëm aty ku mund të fitojë duartrokitje ndërkombëtare.
Ka kohë që nuk i hyjnë në sy duartrokitjet e shqiptarëve. Ndaj, maksimumi që mund të bëjë, është të çojë edhe dy infermiere shtesë: Një për mamin e Buffon e një për të Ronaldos!”, shkroi Kallaku./abcnews.al