Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Perash” të Shkodrës. Mjetit dyshohet se i është vendosur lëndë plasëse, ndërsa nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Makina është dëmtuar në pjesën e pasme të saj. Ka qenë pronari i ‘Benzit” Admir Lishi, shefi i financës në policinë Kufitare, që ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar mjetin e dëmtuar. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al