“Shpërthen” Cicani: Si mund ta bëjë Tirana diçka të tillë?!

schedule23:25 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 23:25 - 9 Dhjetor, 2019

Gazetari Anton Cicani foli në studiot e ABC News në emisionin “Pressing”, aty nuk u përmbajt aspak në analizën e tij për klubin e Tiranës. Sipas Cicanit, pjesa administrative e klubit bardheblu është shumë e gabuar: “Tirana klub i madh sa i takon tifozëve, por shumë i vogël në pjesën administrative. Mjafton që nga mënyra sesi komunikon me mediet ose me pjesën tjetër që është. Një klub që është i ndërtuar për titull kampion dhe për të dhuruar spektakël, për të rikthyer lavdinë.

Si është e mundur që të bëjë një postim: Mbyllet ndeshja në “Selman Stermasi”. Marrin grumbull me komente negative dhe më pas fshijnë postimet. Shkallët e suksesit ndërtohet nga ABC-ja. E nisa nga fillimi, do të vazhdoj te pjesa tjetër. Komunikohet një trajner, gjithçka duket shumë mirë. Në dukje.

Më pas, largohet trajneri. Më përpara, ai del në një tjetër spektakël mediatik, duke thënë se gabova me atë që thashë. Hera e dytë. Mema bëri të njëjtin veprim. Çuditërisht, Tirana që ka shpenzuar shumë para për futbollistë, thotë që nuk ka futbollistë.

Nëse Pashk Laska do të ishte drejtues te Tirana, për dy-tre vite do të dilte kampion. Dua të them se te Tirana vazhdojnë të mendojnë se fajin e kanë futbollistët. Jo, nuk e kanë fajin ata. Janë profesionistë të mirëpaguar, kanë luajtur mirë kudo ku ka qenë”./abcnews.al